Nga: ZONJA KATERINA

1 pako peta lazanje, 1 konservë kërpudha, 1 kokërr qepë, 2-3 speca ose kunguj, 3-4 lgj vaj ulliri, 1 lgj gjalpë, 1 thelpi hudhër, 1 lgj kumel, 1 lç piper speci të kuq, ½ lç kanellë, 1 lgj koncentrat perimesh, 1 lgj pure domate, ½ gotë verë, 2-3 domate në kubikë, Kripë, piper, rozmarinë, 150 gr djathë të verdhë, 150 gr djathë të bardhë, 1 gotë qumësht, 1 gotë pana

Përgatisim salcën duke kaurdisur fillimisht qepën, hudhrat dhe specat. Më pas shtojmë kërpudhat dhe vazhdojmë kaudisjen për 2-3 minuta. I shuajmë kërpudhat me pak verë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë erëzat dhe purenë e domates. E lemë derisa salca të marrë valë dhe të lidhet. Marrim një tavë të thellë, e lyejmë me pak vaj, e spërkasim me pak djathë dhe vendosim petët e lazanjës. Vendosim pak nga salca e përgatitur, shtojmë një shtresë tjetër me petë dhe më pas salcën me kërpudha. E spërkasim salcën me djathë dhe në fund shtojmë kremin me qumësht dhe pana. E vendosim të piqet në furrën e parangrohur në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 40 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb