NGA ZONJA VJOLLCA

2 kokrra domate

150 gr domate të thata në vaj

100 gr ullinj jeshil

100 gr djathë parmixhano

75 ml qumësht

Kripë, piper

Pak sheqer

250 gr miell misri

2 kokrra vezë

125 gr moxarela

300 gr finok

Sallatë miks

3 lugë gjelle uthull balsamike

2 lugë gjelle mustardë

5 lugë gjelle vaj ulliri

3 lugë kafeje kaperi

 

Fillimisht presim ullinjtë në unaza, domatet në feta, ndërsa domatet e thata i presim në shirita. Përgatisim polentën duke vendosur në një tigan të thellë fillimisht gjalpin më pas miellin e misrit. E trazojmë për 1 minut më pas shtojmë qumështin duke e trazuar me telin e vezëve. Në fund shtojmë vezët dhe djathin parmixhano. E trazojmë mirë dhe e lemë në zjarr të avashtë derisa polenta të jetë homogjenizuar mirë dhe të ketë filluar të vlojë. E lemë të ftohet pak dhe më pas në një tavë shtrojmë një shtresë polentë, një shtresë mbushje me domate dhe ullinj dhe në fund sipërfaqen e mbulojmë me polentë. E vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-40 minuta. Lazanjën me miell misri e servirim me sallatë me finok të marinuar me mustardë, kripë, pak sheqer, piper, vaj ulliri, uthull balsamike dhe kaperi.

(d.b/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb