NGA ZONJA VJOLLCA*

300 gr llazanjë
600 gr fileto peshku
500 gr spinaq
1 kokërr qepë
2 lgj lëng limoni
3 lgj gjalpë
2 lgj miell
500 ml koncentrat perimesh
200 ml qumësht
80 gr djathë pice
Kripë
Piper i zi
Arrë moskat

Fillimisht vendosim fletët e llazanjës në një enë me ujë të vakët dhe ndërkohë kalojmë spinaqin në ujë të vluar me kripë për 1 minutë. Më pas e vendosim spinaqin në ujë të ftohtë, e kullojmë mirë dhe e presim trashë.

Presim peshkun në copëza dhe e vendosim në një tas ku e marinojmë me kripë, piper të zi dhe lëng limoni. E mbulojmë tasin me celefon dhe e vendosim në frigorifer.

Vendosim dy lugë gjalpë të shkrirë në tenxhere, kaurdisim miellin për 3-4 minuta dhe e shuajmë me lëng perimesh. Shtojmë qumështin dhe e lemë të vlojë në temperaturë të ulët për 5 minuta duke e rregulluar me kripë, piper dhe arrë moskat, në fund shtojmë gjysmën e djathit parmixhan.

Në një tjetër tigan vendosim një lugë gjalpë dhe kaurdisim qepën të grirë shumë imët për 2 minuta. Më pas shtojmë spinaqin, e trazojmë së bashku me qepën duke e rregulluar me kripë, piper dhe arrë moskat.
Në tavën ku do të shtrojmë llazanjën vendosim fillimisht 3-4 lugë beshamel dhe shpërndajmë në të gjithë sipërfaqen fletët e llazanjës, më pas vendosim një shtresë me peshk, 2-3 lugë beshamel dhe përsëri fletë llazanje. Mbi shtresën e dytë të llazanjës vendosim spinaqin, përsëri 2-3 lugë beshamel dhe e mbulojmë me një shtresë tjetër me llazanjë. E mbulojmë në fund të gjithë sipërfaqen me beshamel dhe me djathin e grirë. E vendosim tavën në furrën e parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: