Nga: ZONJA KATERINA


1 pako lazanja
300 gr mish pule
300 gr spinaq
2-3 presh (pjesa e bardhë)
2 lgj vaj ulliri
1 lgj gjalpë
100 gr djathë kaçkavall
Kripë, piper


Salca:
4 lgj gjalpë
4 lgj miell
1 lgj mustardë
4 gota qumësht
100 gr djathë kaçkavall


Në një tigan ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim mishin e pulës të prerë në copëza të vogla. Pasi mishi të fillojë të ndryshojë pak ngjyre shtojmë preshin dhe vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar pak kripë dhe piper. Pasi preshi të jetë zbutur shtojmë spinaqin dhe e lemë në zjarr vetëm për 1 minutë së bashku me përbërësit e tjerë.

Ndërkohë përgatisim salcën beshamel. Shkrijmë fillimisht gjalpin dhe kaurdisim miellin derisa të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë më pas qumështin dhe vazhdojmë trazimin derisa salca të lidhet dhe të bëhet kremoze. Në fund shtojmë pak mustardë dhe pak djathë të grirë në rende. Hedhim 1/3 e beshamelit tek tigani ku kaurdisëm mishin e pulës me preshin dhe spinaqin.

Marrim një tavë, e lyejmë me pak gjalpë dhe vendosim një shtresë me masën e përgatitur. Vendosim më pas një shtresë me petë lazanje, një shtresë me mishin e pulës dhe preshin, pak beshamel, përsëri petë lazanje, mbushje dhe në fund beshamel. E spërkasim të gjithë sipërfaqen me djathë të grirë në rende dhe e vendosim lazanjën në furrë të ngrohtë në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 30-35 minuta.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb