Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 pako lazanje, 300 gr thjerrëza, 1 kokërr qepë, 1-2 thelpinj hudhër ,2 domate pure, 4 lgj vaj ulliri, 500 gr kos, 1-2 vezë, 100 gr djathë të verdhë, 1-2 lgj miell ermik, 1 gjethe dafine, Kripë, piper, rigon.

Përgatitja

Vendosim fillimisht thjerrëzat të ziejne jo plotësisht (3/4).

Ndërkohë përgatisim salcën. Në një tigan kaurdisim qepën dhe hudhrën të grirë imët. Sapo qepa të jetë zbutur shtojmë domaten pure dhe thjerrëzat gjysëm të zjera. Regullojmë shijen me kripë, piper, rigon dhe 1 gjethe dafine. Shtojmë dhe 1 filxhan ujë dhe e lemë salcën të marrë valë.

Marrim një tavë të thellë, e lyejmë me pak vaj dhe e spërkasim me pak djathë. Vendosim gjysmat e lazanjave dhe më pas shtojmë salcën me thjerrëza. Vendosim përsëri petë lazanje dhe një shtresë tjetër me salcë me thjerrëza. Lazanjën e bejmë me sa shtresa të dëshirojmë.

Në fund trazojmë kosin me vezët dhe me miellin ermik dhe ia shtojmë lazanjes. E spërkasim me djathë të grirë në rende dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 35-40 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: