LAZARAT-Nga fshati i kanabisit, Lazarati sot meriton emrin fshati i tritolit. Brenda pak orësh dy ngjarje me kryefjalë tritolin janë shënuar në fshatin e Gjirokastrës, që një vit më parë u bë pjesë e një operacioni gjigand kundra lëndëve narkotike.

Një shpërthim me lëndë eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lazarat, në vendin e quajtur Pulari, pranë një shtylle elektrike.

Burime policore njoftojnë se mbrëmjen e të mërkurës rreth orës 23:14, në Sallën operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër ka ardhur një telefonatë nga grupi i FNSH, që kryente shërbim në fshatin Lazarat, Gjirokastër, në afërsi të vendit te quajtur Pulari, është dëgjuar një shpërthim.

Nga verifikimi i bërë u konstatua se në anë të rrugës kryesore të fshatit Lazarat afër Pularisë, i ishte vendosur një sasi lëndë shpërthyese shtyllës mbajtëse të një shtylle elektrike, ku si pasojë është dëmtuar lehte vetëm shtylla mbajtëse.

Në vend ka shkuar grupi hetimor qe ka konstatuar se ne fund te shtylles mbajtese te nje shtylle elektrike ishte vendosur rreth 100 grame lende shperthyese, ku per pasoje eshte demtuar lehte bazamenti i shtylles mbajtese, pa krijuar asnje problem per shtyllen elektrike.

Nga specialistet e Sektorit Kunder Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster  po  punohet  për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Lazarat, policia sekuestron 12 kg tritol

Po sot ne Lazarat, Policia ka sekuestruar 12 kilogramë tritol në një tunel. Tritoli u gjet gjatë një aksioni për kapjen e 4 të kërkuarve. Sasia e eksplozivit u gjet në vendin e quajtur ‘Përroi i Haliqit”.
Policia po punon për identifikimin e personae që kanë poseduar eksplozivin.

Zhvillimet e fundit me eksploviz në Lazarat vijnë një ditë pas kontrolleve që Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA bënë në fshatin në jug të vendit. Kontrollet u bënë pasi një automjet me persona të armatosur kishte qëlluar në drejtim të një patrulle policie që qarkullonte në zonë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: