Rey Manaj e ka mbyllur praktikisht me Sivasspor, ky ishte sezoni i tij i parë dhe i fundit në Turqi, pasi sulmuesi kuqezi pritet të rikthehet edhe një herë në futbollin e rëndësishëm evropian. Oferta për Manaj janë të shumta, pasi shifrat e tij këtë edicion ishin fantastike, 22 gola. Manaj, por dhe Sivassport, shpresojnë që Evropiani të ketë edhe një imapkt më të madh, por shumë klube kërkojnë t’i paraprijnë kësaj duke trokitur në dyert e klubit turk me oferta konkrete.

Lazio Rey Manaj
Lazio Rey Manaj

Së fundmi, emri i Manaj ka dalë edhe në kryeqytetin italian, pasi sipas mediave, interes për Manaj ka shfaqur edhe ekipi i Lazio-s. Manaj është një profil që në Serie A e njohin mirë, pasi në të kaluarën Rey ka luajtur për ekipe të ndryshe si Cremonse, Inter, Pescara, Pisa dhe Spezia.

TuttomercatoWeb, shkruan se Sivasspor është i hapur për negociata, por nuk e lëshojnë golashënuesin e tyre pa 15 milionë euro, kjo është shifra që vlerësojnë kartonin e tij. Sigurisht, kjo nuk është një shifër modeste për një klub si Lazio, por vlera e tij mund të rritet akoma më shumë në rast se Manaj lë shenjë edhe në “Euro2024”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb