Lazio bëri prapaktheu me Elseid Hysaj duke e përfshirë në skuadër për derbin kundër Romës, por ky fakt nuk ndryshon asnjë në lidhje me idenë e klubit: Hysaj nuk bën pjesë në planet e tyre, thjesht janë në kërkim të një sistemi të ri. Prej ditësh flitet për një interesim nga ana e Lecce dhe sipas Corriere dello Sport, nuk është një thashethem merkatoje, por një pistë konkrete.

Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, palët kanë gjetur një akord në parim, por ka dhe një pengesë të fundit. Lazio është e disponueshme ta lë të lirë Hysajn në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, por kërkon që Lecce të paguajë 50% të pagës së futbollistit kuqezi.

Hyy
Hyy

Hysaj përfiton 2,8 milionë euro në sezon, nëse ekipi puliez pranon të paguajë gjysmën e pagës atëherë Hysaj pritet t’i bashkohet dy legjionarëve të tjerë kuqezi, Medon Berishës dhe Ylber Ramadanit. Vetë lojtari ka dhënë pëlqimin e tij për një kalim në radhët e Lecces pasi në këtë mënyrë do të kishte më shumë minuta në dispozicion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: