Sulmuesi i Lazios, Pedro u shpreh se Europa League është mjaft e rëndësishme për skuadrën Biancoceleste. Ndër të tjera, Pedro shtoi se ekipi do bëjë maksimumin deri në fund për të arritur objektivat sezonal.

“Është shumë e rëndësishme për ne që të ndiejmë dashurinë e tifozëve tanë. Tani vjen pjesa më e rëndësishme e sezonit. Ne jemi më të fortë me ta në krahun tonë. Duhet të bëjmë mirë deri në fund nëse duam të mbyllim një sezon të mirë.

Europa League është shumë e rëndësishme, por edhe kampionati ku mund të futemi në Champions, ne e dimë se është e vështirë, por duhet të punojmë së bashku”- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb