Mungon vetëm zyrtarizimi por paqja duket përfundimtare: Simone Inzaghi do të mbetet ende në krye të Lazios shkruan Corriere dello Sport. Takimi që u zhvillua të dielën mes teknikut të bardhekaltërve dhe Claudio Lotitos çoi në marrëveshjen e shumëpritur jo vetëm në lidhje me rinovimin e kontratës, e cila do të zgjatet deri në vitin 2021 me një rrogë neto prej 2 milion euro në sezon , por edhe për intensitetin e merkatos. Projekti i Lazias vazhdon pas fitores së Kupës.

Tensioni ishte akumuluar në javën e fundit, me lamtumirën e Gattusos nga Milani, i cili kishte nisur emrin e Simone Inzaghit si një kandidat për stolin e kuqezinjve. Lazios iu desh të përshpejtojë, ërpara fillimit të pushimeve të teknikut.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb