Mund të përfundojë më shpejtë nga sa mendohej aventura e kroatit Tudor në krye të stolit të Lazio-s. I emëruar vetëm në datë 18 Mars të këtij viti, për të zëvendësuar Maurizio Sarri-n e larguar,  Tudor dërgoi Lazio-n në Europa League për sezonin e ardhshëm, por më pas mes palëve diçka u “thye”. Pas takimeve të realizuara në përfundim të sezonit, të dyja palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët, për vijimin e bashkëpunimit dhe me shumë gjasa Tudor nuk do të vijojë të jetë trajner i Lazio-s sezonin e ardhshëm.

Por jo vetëm kaq, edhe ultrasit lazialë, së fundmi i kanë dalë kundër teknikut kroat, teksa madje nuk i kanë kursyer as ofendimet në drejtim të kroatit. Në një banderolë të shfaqur jashtë stadiumit Olimpico shkruhej: “Si trajner mbetet për t’u vlerësuar, si njeri Tudor është një ……”.

Në orët në vijim, priten zhvillime të tjera te skuadra bardh e kaltër.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: