Në shtëpinë e Lazio-s është rikthyer sërish në modë emri i Granit Xhakës. Mesfushori më origjinë shqiptare prej kohësh është lidhur ngushtë me skuadrën italiane por rinovimi i tij me Borussia Moncheglabach i largoji disi të dyja palët.

Në këto ditë merkatoje të nxehtë, Xhaka është rikthyer edhe një herë në vëmendjen e drejtorit sportiv të Lazio-s Igli Tare. Fillimisht kërkohet “Ok” nga ana e futbollist të përfaqësueses zvicerane për të nisur më pas negociatat ndërmjet klubeve. Xhaka vlerësohet nga Borussia me 11 milionë euro.

(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb