TIRANE– Për të gjitha çiftet që janë në pritje të një fëmije, tashmë ofrohet një shërbim i ri, ai i eko-s “4D”. Paraditen e sotme, është përuruar ofrimi i këtij shërbimi në ambientet e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në kryeqytet.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha se shërbimi i ri që do t’i ofrohet grave shtatzënë, ai i ekos “4D”, është një “investim bashkëkohor shumë i rëndësishëm”.

Por kreu i Shëndetësisë nuk ka lënë pas as kritikat për mënyrën sesi ky spital është menaxhuar në vitet 2008-2013, pasi në fjalën e tij është shprehur se “është keqmenaxhuar”. Ministri Beqaj, ka ngritur ndërkaq edhe problematikën me ilaçet e skaduara për vitet 2008-2009.

“Aparatura me vlerë 500.000 euro janë jashtë funksionit. Në këtë në spital ka ilaçe me vlerë 100.000 euro, të cilat janë të skaduara”, tha ministri Beqaj.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb