PRISHTINE- Kryesia e Lidhjes Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se vendi ka hyrë në krizë të thellë institucionale dhe politike.

“Qeveria nuk e ka shumicën në Kuvendin e Kosovës dhe në bazë të rregullave të demokracisë, kjo Qeveri konsiderohet e rënë”, thuhet në një komunikatë për media të kësaj partie politike.

LDK konsideron se temat e rëndësishme për qytetarët e vendit nuk mund të adresohen nga një qeveri e pakicës dhe si rezultat, zgjedhjet e parakohshme, thuhet se janë të domosdoshme.

Andaj, LDK-ja fton që partitë politike të mblidhen sa më parë për të caktuar datën e zgjedhjeve, në mënyrë që këto zgjedhje të jenë të përgatitura si duhet dhe vullneti i qytetarëve të shprehet lirshëm, vijon komunikata.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb