“Le Figaro” ka botuar, të dielën e 1 marsit 1914, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me pritjen e Esat Pashë Toptanit dhe delegacionit shqiptar nga Perandori austriak, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Vjenë, 28 shkurt.
Perandori priti, në orën një të pasdites në Schönbrunn, Esat Pashën dhe shtatëmbëdhjetë anëtarë të delegacionit shqiptar, në audiencë të veçantë.
Ai dekoroi Esat Pashën më kryqin e madh të urdhrit të Franz-Jozefit.
Esat Pasha dhe delegacioni shqiptar drekuan në orën dy në shtëpinë e kontit Berchtold, Ministrit të Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë.
“Neue Freie Presse” thotë se Perandori i drejtoi fjalët e mëposhtme delegacionit shqiptar në fund të pritjes që bëri për të :
“Unë isha shumë i lumtur që ju takova dhe shpresoj që tani ju do të bashkoheni dhe do të punoni të lidhur për atdheun tuaj. Nëse shqiptarët janë të bashkuar, prosperiteti i Shqipërisë është i sigurtë.”/darsiani.com