ITALI – Në emisionin “Le Iene”, gazetari Enrico Luçi ka realizuar një reportazh me italianët që kanë mbërritur në Shqipëri për të punuar. Gazetari thekson se tashmë janë të largëta kohët kur mijëra shqiptarë zbarkuan në Itali për një të ardhme më të mirë dhe historia ka ndryshuar. Sot janë italianët ata që zbarkojnë në Shqipëri.

“Në Itali rrezikoja të bija në depresion të thellë. Rrija gjithë ditën duke shtyrë kohën kot. Në Shqipëri kam gjetur mundësi. Kam gjetur gjithçka këtu. Nuk kam më ankth dhe kam lënë ilaçet që pija në Itali”- deklaron Bruno, i cili bashkë me djalin e tij kanë hapur një ofiçinë në Tiranë dhe kanë nisur gjithçka nga e para.
“Kam gjetur gjithçka këtu. Nuk kam më ankth dhe kam lënë ilaçet që pija në Itali.”, shprehet italiani.

“Këtu jeton mirë me 350 euro, jeton normalisht. Me 5 euro ha në restorant. Shokët më thoshin se çfarë bëja në Shqipëri, kanë paragjykime, por asgjë nuk është e vërtetë. Është një vend që ka prekur fundin dhe vetëm mund të ringrihet. Më thoshin nëse lë çantën atje ta vjedhin, por mua më ra portofoli në Tiranë dhe ma kthyen mbrapsht. Nuk e kisha menduar kurrë. Nuk kam fjalë t’i përshkruaj shqiptarët si njerëz. Kam marrëdhënie të mrekullueshme me të gjithë. Shqiptarët jetojnë me shumë entuziazëm. Unë të ardhmen e imagjinoj këtu, po studioj. ”.- thotë një tjetër italian, qe punon si agjent për shtëpitë me qira, për italianët në Tiranë.

“Këtu çdo gjë ka çmimin e duhur. Jetoj këtu me të fejuarën time shqiptare. Duhet të jetosh me njerëzit që t’i njohësh se si janë. “- thotë një i ri italian që punon në një call center.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb