Emisioni italian “Le Iene” këtë herë ka bërë një investigim në Shqipëri dhe për këtë ka gjetur një familje nga Librazhdi. Margarita 13-vjeçare është protagonistja e emisionit, pasi për jetën e saj ka menduar familja, të cilën e kanë fejuar me një djalë shumë më të madh se veten.

Alfredi, djali 25-vjeçar me të cilin familja e Margaritës ka lidhur, pret që kjo e fundit të rritet edhe pak e të martohen zyrtarisht.

Gazetari i “Le Iene” ka shkuar vetë në qytetin e Librazhdit, në fshatin Polis Sheh, për të folur me familjarët e Margaritës. Familja  i ka rrëfyer gazetarit itian se si u lidh martesa në djep, gjë për të cilën ka rënë dakord dhe 13-vjeçarja. Një gjë e e tillë i duket absurde italianëve, pasi sipas tyre nuk i lejohet ligjërisht për shkak të moshës së vajzë edhe pse për fejesën kanë rënë dakord të dyja palët.

Gazetari i habitur pyet babain e Margaritës se përse e detyron të bijën të martohet me një njeri që nuk e do, ai thotë “Vajza ime e do djalin. Ne nuk marrim para për këtë punë. Kështu e ka tradita në këtë zonë. Po presim të rritet dhe pak dhe pastaj do të martohet”.

babai

Ai tregon ndër të tjera se edhe vetë është martuar në të njëjtën mënyrë dhe se arsyeja e vetme pse po e marton të bijën është për shkak se ka mbushur moshën dhe më pas mund të ngelë pa burrë. Tradita është më e fortë se ligji në këtë rast, i cili, siç shprehet edhe dhëndri i ardhshëm, Alfredi “nuk ka çfarë ti bëjë”. Ndërsa xhaxhai i saj është shprehur se është munduar ta ndalojë të vëllanë që të fejojë vajzën, por ai nuk ia ka vënë veshin.

Këtu mund të shihni emisionin e plotë të Le Iene.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb