NGA: Aurenc Bebja*, Francë
Gazeta franceze, “Le Matin”, ka botuar, të dielën e 23 shtatorit 1928, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me një seri të rëndësishme projekt–reformash në Kushtetutën shqiptare të ndërmarra nga Mbreti Zog. Aurenc Bebja ka sjellë përmbajtjen e tyre në vijim, për publikun shqiptar, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”:


“Athinë. 22 shtator. Thuhet nga Tirana se Mbreti Zogu I propozon të kryejë reforma të rëndësishme në Kushtetutën shqiptare. Aktualisht, Shqipëria ka një Dhomë deputetësh të përbërë nga 57 anëtarë dhe një Senat i përbërë nga 18. Zogu I dëshiron t’i kombinojë këto dy organe legjislative në një Asamble Kombëtare të vetme, përfaqësuesit e të cilëve do të emërohen drejtpërdrejt nga populli shqiptar.


Pavarësia, paprekshmëria dhe pamundësia e ndarjes së vendit shqiptar do të shpallen. Përveç kësaj, do të thuhet se Shqipëria nuk ka asnjë fe shtetërore. Shqipëria do të ndahet që tani në nëntë qarqe. Kryeqyteti, Tirana, do të formojë prefekturën e dhjetë, e cila do të jetë e pavarur. Prefekturat do të ndahen në tridhjetë e tetë nën-prefektura. Çdo komunë do të administrohet nga një këshill komunal, presidenti i të cilës do të zgjidhet për jetë.”
Burimi: https://www.darsiani.com/la-gazette/le-matin-1928-projekt-reformat-e-rendesishme-ne-kushtetuten-shqiptare-te-ndermarra-nga-mbreti-zog/


Etiketa: