Prestigjozja “Le Monde” ka botuar, të premten e 8 majit 1992, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me kthimin asokohe të shkrimtarit Ismail Kadare në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
— Në ekzil për dy vjet në Francë, shkrimtari pesëdhjetë e gjashtë vjeçar Ismail Kadare u kthye në Shqipëri të mërkurën e 6 majit. « Unë mbështes demokracinë dhe qeverinë demokratike dhe do të qëndroj këtu, » tha ai kur zbriti nga avioni (Le Monde, 7 maj). — (Reuter)./darsiani.com