PARIS- “Kjo është një fitore historike për këtë vend me rreth tre milionë banorë. Duke mundur bindshëm Armeninë, në Erevan, Shqipëria u kualifikua për herë të parë në një fazë finale të Kampionatit Evropian”. Kështu shkruan prestigjiozja “Le Monde” pas fitores së Shqipërisë në Armeni dhe kualifikimit për në Euro 2016.

“Kuq e Zinjtë, ngjyrat e ekipit kombëtar, do të shkojnë në Francë vitin e ardhshëm, për t’u përballur me 23 skuadra të tjera të kualifikuara. Kualifikim i sapoarritur, kapiteni emblematik, Lorik Cana, është shprehur në një mesazh në rrjetin social Twitter plot entuziazëm dhe ambicie “Do të shkojmë në Francë për të treguar vlerat tona dhe do të kalojmë fazën e grupeve!” Për më francezin e shqiptarëve, i cili luan aktualisht me Nantes, pasi ka zhvilluar disa sezone në PSG dhe OM, tashmë është koha, në moshën 32-vjeçare, ai do të ketë më shumë mundësi për të luajtur në kompeticione të mëdha ndërkombëtare”, shkruan më tej Le Monde.

Suksese episodike

Deri tani, vendi i vogël ballkanik ka munguar gjithmonë në banketin evropian. Pa përmendur Kupën e Botës, ku asnjëherë nuk ka qenë pjesëmarrëse.

Nëse Federata e Shqiptare e Futbollit është krijuar në vitin 1930 dhe ekipi shqiptar hyri në ndeshjet e para zyrtare në vitin 1946, vit kur do të fitonte Kupën e Ballkanit, këto fillime të lavdishme nuk do të ishin të vetmet.

Përgjatë shumë dekadave, Shqiponjat, vazhduan të regjistrojnë sukese episodike, si barazimi (0-0) i arritur më 17 dhjetor 1967 përballë Republikës Federale të Gjermaninë apo së fundi një fitore (3-1) përballë Rusisë, më 29 mars 2003, gjatë elimininatoreve të Euro 2004

Gjatë këtyre eliminatoreve për Euro 2016, Shqipëria krijoi habi që prej ndeshjes së parë duke mundur Portugalinë në fushën e saj (0-1), më 7 shtator 2014.

Ishte gjithashtu një tjetër takim, disa javë më vonë, që do t’u jepte akoma më shumë zë Shqiponjave.

Gjatë përballjes me Serbinë, më 14 tetor, në Beograd, një dron fluturoi në fushën e gjelbërt.

Në objektin fluturues ishte vendosur një flamur i ”Shqipërisë së Madhe”, një projekt nacionalist që ka si objekt bashkimin në një shtet të vetëm të komuniteteve shqiptare, Shqiptare, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni, Greqi dhe jugu i Serbisë.

Një dron dhe një flamur, më pas kaos gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri

Tifozët serbë pushtuan fushën dhe tentuan të sulmojnë lojtarët, ndërkohë që në tribuna dëgjoheshin thirrjet ”Vritini! Vritini! Vritini Shqiptarët!”.

Ndeshja u ndërpre pak para përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes.

Imazhi është për të ardhur keq, por në planin e llogaritjeve, rezultati është më i mirë për vizitorët, që siguruan tre pikët e fitores në fushën e gjelbër. Larg të qënit anekdotik kur dimë që Shqipëria, më në fund e dyta në grup pas Portugalisë, kryeson ndaj Danimarkës, e treta, me dy pikë, (14 kundër 12).

Fitorja kundër Francës

Por, nëse ekipi shqiptar u kualifikua duke u renditur i dyti në grup pas Portugalisë, nuk është vetëm çështje fati. Danimarka, që u mund të dielën nga Franca (2-1), arriti gjatë këtyre eliminatoreve në limitet e dështimit.

Por shqiptarët, që luajnë në kampionate të ndryshme të kontinentit, nga Italia në Gjermani duke kaluar nga Zvicra apo Franca, kanë treguar se dinë të trondisin madje edhe ekipe të mëdha. Ata janë gjithashtu të vetmit në grupi I, që kanë mundur Francën, më 13 qershor (1-0). Një fitore që nuk iu dha pikë, por një sukses prestigjioz.

Duke u renditur të 116-t në klasifikimin e FIFA-s në vitin1996, Shqipëria u rendit e 74-ta në vitin 2011, ajo u rendit në vendin e 32-të në rang botëror, më 1 tetor 2015.

Një progres që i përket pjesërisht trajnerit, italianit Giovanni De Biasi. Ky ish-sportist, 58 vjeç, i cili mori drejtimin e ekipit kombëtar në vitin 2011, mori kombësinë shqiptare në mars të vitit 2015.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: