Udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, ka mohuar se ka përvetësuar fondet e BE-së kur doli sërish para gjykatës.

Ajo tha se nuk ka kryer parregullsinë më të vogël apo ndonjë veprim të paligjshëm.

Le Pen, partia e Tubimi Kombëtar si dhe 24 të tjerë zyrtarë punonjës, ish-deputetë dhe asistentë parlamentar akuzohen për përdorimin e parave të Parlamentit Evropian për të paguar stafin në Francë që punonte për partinë e tyre.

Ata kanë mohuar akuzat, duke thënë se paratë janë përdorur në mënyrë legjitime.

Avokati Patrick de Maisonneuve (Patrik dë Meizonëv) që përfaqëson Parlamentin Evropian ka thënë se Le Pen dhe të tjerët abuzuan duke krijuar një sistem që çoi në keqpërdorimin e fondeve evropiane. Parlamenti Evropian e ka vlerësuar dëmin nga kjo skeme deri në 3.5 milionë Euro .

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: