“Le Petit Marseillais” ka botuar, të shtunën e 8 prillit 1916, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me telegramin e Esat Pashë Toptanit dërguar asokohe kryeministrit francez, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Esat Pasha u kthye nga Fronti

Image (4)
Image (4)

Gjenerali Esat Pasha i dërgoi telegramin e mëposhtëm Presidentit të Këshillit me rastin e vizitës së tij në frontin francez :

Gjeneral Esat Pasha, President i Qeverisë shqiptare, për Shkëlqesinë e Tij z. Briand, President i Këshillit, në Paris.

Falënderoj përzemërsisht Shkëlqesinë Tuaj që më dha mundësinë, aq shumë të dëshiruar nga unë, që të shkoj dhe të përshëndes në postin e tyre luftarak ushtarët e ushtrive guximtare të Republikës.

Do të mbaj një përshtypje të palëkundur të heronjve, të cilët përballen, sot, me gjoksin e tyre prej luani të pathyeshëm për të mbrojtur atdheun e tyre, si dhe për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e kombeve./darsiani.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: