Është kryetar i një partie të vogël, e spektrit të djathtë, por Fatmir Mediu pavarësisht kësaj, ka ditur ta mbajë mirë gjithmonë me amerikanët. Dhe le të pëlcasin politikanët e partive të mëdha, Berisha, Rama e Basha, por një gjë është e sigurt, Mediu di të kujdeset për miqësinë me pushtetarët amerikanë. Edhe këtë vit Kongresi Amerikan e ftoi në Mëngjesin e Lutjeve dhe Mediu këtë vizitë e shfrytëzoi për politikë. Pikërisht zhvillimet e fundit politike në Shqipëri kanë qenë temë e diskutimeve që kryetari republikan, Fatmir Mediu, pati me drejtues të “Heritage Foundation”. Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mediu u takua me Kongresmenët David Jolly dhe John Rockliff.


(Botuar sot në Gazetën Shqiptare)
(ar.sh/BalkanWeb)



Etiketa: