Në sheshin Sllavija të Beogradit, studentët kanë nisur t’i mbajnë fjalimet.
“Shikojeni sa shumë jemi këtu. Lë të zgjojë zëri ynë Serbinë”, ka thënë një student para turmës.
Mbi 100 mijë qytetarë janë mbledhur në rrugët kryesore të Beogradit pas thirrjes së studentëve.
Turma të mëdha njerëzish janë parë në qendër të qytetit, duke mbajtur flamuj të fakulteteve nëpër duar, flamuj të Serbisë, dhe simbole të qyteteve prej nga janë.