“Le Temps” ka botuar, të enjten e 18 qershorit 1914, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me cilësitë (aftësitë) e Ahmet Zogut, kur ai ishte vetëm një 19-vjeçar.

Ahmet Zogu
Ahmet Zogu

Ahmet Beu në Tiranë
Sipas një shkrese që na ka ardhur këtu, Ahmet bej Mati, i cili marshoi me 1.500 ushtarë kundër Tiranës, mori drejtimin e këtij qyteti në emër të princit të Shqipërisë.
Ahmet bej Mati është një ndër personalitetet më të vlerësuara në Shqipërinë qendrore, mysliman dhe armik i betuar i Esat Pashës.

Shkrimi Per Ahmet Zogun
Shkrimi Per Ahmet Zogun

Pasi hyrjes së tij në qytet, shumë prej kryengritësve të çarmatosur e deklaruan veten në favor të princit. Ahmet bej Mati i kërkoi princit të akordonte një amnisti.

Burimi: Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb