“Le Temps” ka botuar, të martën e 4 shkurtit 1919, në ballinë, një shkrim në lidhje me deklaratën e Mehmet Konicës në Romë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

  • foto galeri

Mehmet Konica, ministri i jashtëm i qeverisë së përkohshme shqiptare (delegat i punëve të jashtme), sapo ka mbërritur në Romë me një delegacion shqiptar, të cilët janë nisur për në Paris.

I intervistuar nga përfaqësuesit e shtypit italian, Mehmet Konica tha:

“Integriteti dhe pavarësia e gjithë Shqipërisë, kjo është tema mbi të cilën do të zhvillojmë kërkesat që do të paraqesim në Konferencën e Paqes.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: