Rafael Leao luan te Milan prej shumë sezonesh. Në një intervistë të dhënë së fundmi, sulmuesi portugez tha se i pëlqen shumë jeta në Itali.

“Mendoj se Italia është vendi i përsosur për mua. Milani është një qytet i bukur, natyrisht ka klimën dhe ushqimin e duhur.

Ndihem si në shtëpi. Është bukur sepse këtu mund të përmirësohesh shumë. Mendoj se Italia dhe unë jemi një çift i përsosur”- tha ai. 25-vjeçari numëron mbi 100 ndeshje me Milanin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb