Lecce, ashtu si Empoli dikur, është kthyer në një “shtëpi” të preferuar për legjionarët kuqezi. Pas Ramadanit dhe Medon Berishës, Lecce po mendon të afrojë një tjetër futbollist shqiptar, bëhet fjalë për Arbër Hoxhën.

Gazetari i njohur italian, Gianluca Dimarizo, pjesë e Sky Sport, shkruan se Lecce ka vendosur kontaktet e para me ekipin e Dinamo Zagreb. Sipas Transfermarkt, kartoni i Arbër Hoxhës vlerësohet me 1,5 milionë euro, një shifër e përballueshme pasi Hoxha është një futbollist i ri, i ditëlindjes 1998, një futbollist me aftësi teknike dhe taktike shumë të mira.

Hoxha
Hoxha

Dimarzo shton se Arbër Hoxha është një nga talentet më premtues në panoramiken ballkanase dhe Lecce po shqyrton çdo formë për ta transferuar në Serie A, në formë huazimi ose duke blerë kartonin e tij. Mbetet për t’u parë se si do të shkojnë këto negociata.

Mund të vijë Arbër Hoxha, por nga Lecce pritet të largohet Ylber Ramadani. Me Giampaolo në stol është e qartë që Ramadani nuk bën pjesë në planet e trajnerit, në sytë e tij titullar është Medon Berisha, por Ramadani nuk është më as zgjedhje e dytë, për këtë arsye Lecce është e hapur për çdo ofertë që mund të vijë në drejtim të Ylber Ramadanit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb