Ish-kapiteni i Partizanit, Ledio Pano, foli për ngjarjen e shëmtuar që ndodhi në tunelin e stadiumit “Selman Stërmasi” pas ndeshjes Tirana-Laçi. I ftuar në emisionin “Sport News Plus” të gazetares Daljana Sejdia në televizionin “News 24”, Pano u shpreh:

“Dhuna nuk filloi te korridoret, por filloi në fushë. Zgjatja e lojës për 9 minuta dha një provokim për atë që ndodhi më pas. Loja ishte “fair-play” deri në momentin e fundit.

Nuk e di pse erdhi zgjatja e lojës. Gjithmonë kur ka qenë ky gjyqtar ka pasur gjëra të vogla. Tirana e humbi vetë ndeshjen. Nuk është hera e parë që Tirana gabon në këtë mënyrë. Duhet ta gjej gabimin te vetja.

Të jesh 1-0 dhe të hidhesh në aventurë për golin e dytë  vetëm një ekip fëmijësh mund ta bëjë. Edhe ata futbollistat e treguan veten që janë të vegjël për atë fanellë. Tirana e humbi vetë ndeshjen”, u shpreh Pano.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb