TIRANE – Ledri Vula ka surprizuar fansat e tij në fillim të vitit 2018, duke publikuar këngën e re “1 janari”.Për muzikën e projektit të ri të këngëtarit janë përkujdesur Big Bang dhe producentë të tjerë në shtëpinë e hiteve RedBox.

Vetë reperi është përkujdesur për regjinë e klipit bashkë me Adea Kelmendin, duke sjellë kështu një konstelacion artistik të hip hopit. Në fund të klipit, ai parlajmëron albumin e ri të tij për vitin 2018, që do të jetë edhe prurja më e madhe muzikore e tij.

Ledri kështu fillon furishëm vitin 2018, pasi publikoi një varg projektesh në fund të vitit të kaluar.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: