Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, dikur antar i Babastars, ka vazhduar të konfirmojë miqësinë e tij të ngushtë me Noizyn, që dikur e kishte rival të përbetuar.


Kujtojmë që Ledri kur ishte anëtar i Babastars ishte pjesë e konfliktit fizik mes tyre dhe grupit të Noizyt në aeroportin e Zurichut në Zvicër.


Konflikti i cili bëri bujë kishte për pasojë edhe një diss mes reperëve ku më i ashpër u tregua Noizy, duke përdorur fjalë të rënda ndaj Ledrit.


Megjithatë, 3 vjet pas këtij incidenti Ledri Vula realizoi një koncert në Ulqin, ku ishte pjesëmarrës edhe Noizy.

Ledri në foto është në një tavolinë me Mc Kreshën (edhe ky dikur shok i reperëve të Babastars), aktorin Blerim Destani dhe reperin Noizy.

(d.d/BalkanWeb)

Etiketa: