TIRANE
Këngëtari i njohur Ledri Vula ishte i ftuari i radhës në rubrikën “Galeri” në emisionin “E Diell”, ku i dha fund spekulimeve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale.
Gjatë intervistës, moderatori Ed Manushi e pyeti për fotot që kanë bërë xhiron në internet, ku Ledri dhe influencerja e njohur në TikTok, Rina Zaiti, përfliten për një lidhje romantike. Përgjigjja e Ledrit ishte:
“Jo nuk ka, si për mu, si për palën tjetër. Njerëzit, me këdo që të shohin direkt… Unë jam i fokusuar shumë në muzikë,” – u shpreh këngëtari, duke lënë të kuptohet se prioriteti i tij mbetet karriera muzikore.
Rina Zaiti është e njohur në TikTok, ku ndan momente nga përditshmëria e saj me ndjekësit e shumtë. Nga ana tjetër, Ledri ka qenë më parë në një lidhje me blogeren Sara Hoxha, me të cilën ndan një vajzë, Poem Blu.