TIRANE – Ledri Vula është një ndër meshkujt më joshës dhe më të kërkuar të showbizit shqiptar. Këngatarin shqiptar kohët e fundit nuk e kemi parë të shoqërohet me ndonjë femër pas ndarjes nga Adela Sollaku.

Mirëpo, duket se dashuria e re e këngëtarit është matanë oqeanit. Reperi është filmuar në aeroportin e New York-ut teksa shihet duke u puthur me një vajzë misterioze.

Këtë gjë e ka bërë të ditur blogeri shqitpar Olti Curri, i cili e ka publikuar edhe videon në rrjetet sociale. Sipas Olti Currit nuk ka aspak dyshime se personi qe shfaqet në video është Ledri Vula sepse vetë këngëtari ka postuar një foto me të njëjtën veshje në aeroport.

Mbetet të shihet në ditët në vijim se si do të reagojë reperi shqiptar dhe se sa ka të vërteta në këtë imazhe të publikuara.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: