DURRES – Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka martuar mbesën e tij, vajzën e motrës, dasmë e cila u bë te prona e vëllezërve Koka te pista e re në shëtitoren e Durrësit.

Në dasmë ka qenë i ftuar edhe ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, i cili siç duket edhe në foto, ka qenë shumë aktiv dhe kërcimtar i jashtëzakonshëm. Në qejf, sigurisht, ishin dhe Nard Koka e Agron Duka, dy kunetërit, të cilët kanë shijuar e kanë kërcyer gjatë gjithë mbrëmjes.

Në dasmë mungonte kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili mund të ketë qenë në ndonjë udhëtim jashtë shtetit. “Bluetooth” ka mundur të sigurojë disa nga fotot ku personazhet e njohura të politikës festojnë celebrimin e vajzës së re.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: