Deputeti Lefter Maliqi ka paralajmëruar se do të marrë pjesë në protestën e radhës së opozitarëve për liri demokraci, zgjedhje të lira dhe parakohshme e kundër instalimit të diktaturës.
Maliqi shkruan në “Facebook” se populli do marrë në dorë fatet e veta.


“Në Protesten e radhës do jem bashkë me ju mes protestuesve për liri demokraci, zgjedhje të lira dhe të parakohshme. Shikojeni Kalorësin e Rilindjes si i presin rrugën. Populli do marr në dorë fatet e veta. Kundra instalimit të diktaturës, kundra zgjedhjeve farsë, kundra krimit, korrupsionit, bandave dhe oligarkëve që po mbajnë peng qeverinë”, shkruan ai.


Lefter Maliqi Fb
Lefter Maliqi Fb


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb