BERAT– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Maliqi, thotë se PS do të marrë 5 mandate në qarkun e Beratit. Nga Vendi i Numërimit të Votave për Beratin, Lefter Maliqi duke folur për “News24”, tha se Partia Demokratike është penalizuar në këtë qark për shkak të listës së gabuar.

Sipas Maliqit, deri më tani, ora 11:30, në Qarkun e Beratit janë numëruar 30% e votave.

“Tashmë po numërohen disa zona në të cilat PS ka përparësi. Pritet të rritet numri i mandateve për PS. Në përfundim të numërimit, PS do të ketë 5 mandate”, tha Lefter Maliqi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: