Sot i ulur në Kuvendin e Shqipërisë me mandatin e lënë nga Partia Demokratike, Lefter Maliqi rrëfehet për gjithçka në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në News 24. Si e nisi karrierën e tij politike, pse u ftoh me LSI-në dhe kalimi tek PD-ja,deri tek mbështetja që i bëri Ramës në zgjedhejt e 2013-ës, pasi Basha nuk e futi në listë. Ai flet për herë të parë edhe për marrëdhënien me Ramën dhe thotë se nuk do votojë në Kuvend për interesat e këtij të fundit.

A mund të më shpjegosh çfarë është kjo opozita e re që po krijoni?
Lefter Maliqi: Aty nuk është de fakto opozita reale, ajo është jashtë. Unë jam nga ata që kam qenë kundër djegies së mandatit, nuk kam vajtur i gëzuar aty. Unë do jem një zë i fortë aty, jam gati që edhe nëse ka marrëveshje mandati im s’ka rëndësi sa do jetë. Mjafton të ketë një marrëveshje politike.

Ke biseduar me Ramën?
Lefter Maliqi: Me mua nuk ka biseduar. Unë jam për mazhoritar të pastër ose për proporcional me lista të hapura. Unë nuk votoj ligj tjetër përveç këtyre që sapo thashë. Unë nuk votoj asnjë ligj që është në dëm të shqiptarëve dhe opozitës. Në rresht nuk më vë dot asnjëri mua.

Si u futët në politikë dhe pse?
Lefter Maliqi: Në Shqipëri nga vitet ‘90 dhe aktualisht emërimet i ka bërë politika. Në 2005 kërkova të konkurroj me PD por nuk më pranuan. Në këto momente më vijnë fjalë nga LSI, kandidova për të. Dola i treti në mazhoritar, nuk u bëra dot deputet gjithsesi. Unë ruaj respekt për zotin Meta. U bëra kryetar komune. Në 2007 ato bashkohen, Rama dhe Meta. Bëra reformë dhe bashkoj të majtë dhe të djathtë në komunë. Mora telefonata, iu thashë që unë kam vënë në punë njerëz që e meritojnë. Këtu filloi ftohja me LSI. Në 2009 vjen miku im i ndjerë Olldashi dhe u bëra deputet me PD pas ofertës së tij, fitova si deputet i Beratit, morëm tre mandate.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb