TIRANE – Drejtori i Agjencisë së Legalizimeve (ALUIZNI), Artan Lame u bëri thirrje qytetarëve të martën të vetëdeklarojnë ndërtimet pa leje brenda 31 janarit, që është afati i fundit i vendosur nga qeveria, pasi pas kësaj date do të ashpërsohen masat për ndërtimet pa leje.

“E bëmë këtë shtyrje me qëllim që t’u jepnim mundësi sa më shumë qytetarëve të përfshihen në procesin e legalizimit. Kjo shtyrje afati do të favorizonte edhe emigrantët të cilët kthehen në fund të vitit në Shqipëri. Shtyrja e afatit u bë edhe për shkak të fluksit të qytetarëve në sportelet e ALUIZNI-t. Lame tha se jemi të gjithë dëshmitarë të përpjekjeve të jashtëzakonshme që po bën qeveria për kontrollin e territorit.”- deklaroi Lame.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: