Geri Lineker ka një mendim ndryshe për Januzajn. Këtë ai e ka shprehur nëpërmjet “Twitterit” ku është gjithmonë një personazh qëndror. Legjenda e futbollit anglez mendon se Januzaj duhet të jetë personazhi i vitit i shpallur nga BBC Sports.

Për këtë ai jep arsyen se mesfushori shqiptar shënoi golin që i shkaktoi humbjen Anglisë ndaj Belgjikës. Nëse skuadra angleze do të fitonte apo barazonte, “Tre Luanët” do të gjendeshin nga ana e rrugës së ferrit ku skuadrat favorite po eleminohen me radhë.

Kërkesa e tij duket qesharake, por ka vërtetësi në ato që thotë, pasi Portugalia Argjentina dhe Spanja janë eleminuar tashmë.
lineker1
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/legjenda-angleze-januzaj-te-shpallet-personazhi-i-vitit/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb