Bashkia e Tiranës njofton ardhjen në kryeqytet të Luz Casal, legjenda e këngës spanjolle.

“Muzikë ndryshe, atmosferë ndryshe! Luz Casal, legjenda e këngës spanjolle do të ndriçojë mbrëmjen tuaj me zërin e saj mahnitës më 14 shtator te Amfiteatri, ora 20:00. Merr miqtë dhe eja argëtohu nën ritmin e muzikës spanjolle!”, njofton Bashkia e Tiranës.

Bashkia e Tiranës gjithnjë e më shumë është e impenjuar në afrimin e muzikantëve, grupeve muzikore dhe këngëtarëve të njohur nga vendi dhe bota.

Casal është një këngëtare spanjolle e viteve 80′ e rrymës Pop-Rock. Këngët e saj më të njohura janë “Loca”, “Rufino”, “Un nuevo día brillará”…etj. Ajo për shkak të një tumori në gji në vitin 2010 u detyrua të tërhiqej nga një tur, por ajo u rikthye më tej më e fortë se kurrë dhe është një shembull i luftës ndaj tumorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb