Legjenda e portës së Danimarkës, Peter Schmeichel, babai i portierit aktual të kombëtares, bëri një deklaratë tronditëse, duke nxjerrë zbuluar UEFA-n.
Referenca është për fatin e ndeshjes Danimarkë-Finlandë, e cila u ndërpre në minutën e 43-të, pas tmerrit që pa e gjithë bota, ku Eriksen pësoi arrest kardiak në fushë dhe ndenji pa puls e pa ndjenja për gati 14 minuta.
Të gjithë pyetën, si pranoi Danimarka të luante në atë gjendje shoku psikologjik. Disa media shkruajtën se ishte vetë Eriksen, nga spitali, pasi erdhi në vete, që kërkoi vazhdimin e lojës. Por, në fakt, e vërteta qenka krejt tjetër.
“Danimarkës iu la tri mundësi. Njëra ishte të luante menjëherë dhe të plotësonte 50 minutat e fundit (e mbetura). Tjetra mundësi ishte dita e e diel, në orën 12:00 të mesditës, në pikë të vapës, prej nga të nisnin të luheshin 50 minutat e mbetura. Opsioni i tretë ishte që mos ta rifillonte më lojën dhe të humbiste 3-0 në tavolinë” – tha Peter Schmeichel.