Zvicra eleminoi Italinë në 1/16 duke vijuar rrugëtimin në Euro2024. Pas fitores ndaj Italisë, disa nga emrat e njohur të futbollit anglez kanë paralajmëruar Anglinë që të ketë kujdes nga zviceranët.

Zvicra ishte një temë kryesore në podcastin “The Rest is Football” me ish lojtarët Alain Shearer, Gary Lineker dhe Micah Richards.

“Zviceranët ishin të shkëlqyer në gjithçka që bënë. Ata ishin absolutisht të jashtëzakonshëm”, thotë legjenda e Newcastle, Shearer. Dy kolegët e tij janë dakord me 54-vjeçarin. Ylli mes kolegëve anglezë? Granit Xhaka. “Ai absolutisht dominoi mesfushën”, tha Lineker.

Pas ndeshjes me Italinë, Richards tha për një duel të mundshëm: “Isha i emocionuar më parë, tani nuk jam më aq i sigurt”.

Dhe nuk janë vetëm ekspertët të cilët janë të impresionuar nga Xhaka&Co, por edhe tifozët e Anglisë po dridhen para kombëtares.

Një tifoz i tha The Sun: “Anglia duhet të jetë shumë e shqetësuar nëse do të luajë me Zvicrën në çerekfinale. Taktikisht ata janë milje përpara nesh”.

Por së pari, Tre Luanët duhet të kapërcejnë pengesën e Sllovakisë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb