Fundjava në Serie A dha lajme të mira për trajnerin e Shqipërisë, Sylvinho, në prag të fillimit të kualifikueseve të Kupës së Botës, me kuqezinjtë që do kërkojnë të bëjnë një nisje të mbarë.

Pasi mungoi në dy ndeshje për shkak dëmtimi, rikthehet në fushë Ardjan Ismajli, i cili luajti 90 minuta për Empolin në transfertën e Torinos, ndeshje që u fitua nga vendasit me shifrat 1-0. Mbrojtësi kuqezi ishte një nga të mirët në fushë për skuadrën e tij, me paraqitjen e tij që u vlerësua me notën 6.8.

Në ndeshjen e Bergamos, mes Atalantës dhe Interit, luajti për 74 minuta Berat Gjimshiti. Trajneri Gasperini ka besim të vërber të mbrojtësi kuqezi, teksa e aktivizon titullar në shumicën e ndeshjeve. Nota 6.7 për Gjimshitin, në këtë takim. Në suksesin 2-0 të zikaltërve, Kristjan Asllani u preferua nga Inzaghi vetëm në kohën shtesë.

Të premten, Leçe u imponua 2-1 në Genoa. Mesfushori i kombëtares, Medon Berisha ishte mes titullarëve dhe qëndroi në fushë për 90 minuta. Nota 6.6 për Berishën në këtë sfidë. Asnjë minutë për Ylber Ramadanin, që qëndroi në stol gjatë gjithë takimit. Shqipëria do përballet me Anglinë dhe Andorrën pas pak ditësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb