TIRANE- Publikohet raporti ‘Paying Taxes 2015’ që e rendit Shqipërinë në vendin e 131 për lehtësinë e të paguarit të taksave. Raporti merr në analizë 189 vende, duke i renditur sipas lehtësisë që secili prej tyre ka për pagimin e taksave.

Ky raport është hartuar nga Banka Botërore, IFC dhe PwC. Në analizë janë 189 vende, ndërsa krahasuar me një vit më parë, Shqipëria ka bërë përmirësime, duke u ngritur me 15 vende.

Shqipëria në rajon lë pas vetëm Serbinë, pasi vende si Kosova, Maqedonia, Greqia, Kroacia e Bullgaria ofrojnë më shumë lehtësira për të paguar taksat.

Maqedonia renditet në vendin e 7-të, Kroacia e 36, Greqia në vendin 59, Kosova e 63-ta, Bullgaria e 89-ta, Mali i Zi në vendin e 98 dhe Serbia e 165-ta.

Në renditje, Gjermania zë vendin e 68-të, Italia renditet e 141-të, Franca e 95-ta, Kanadaja e 9-ta, Belgjika e 81-ta. Në raport thuhet se në Shqipëri niveli i taksave që paguhen është 30.7%, kurse në Kosovë është 63%. Në Serbi është 38.6% Niveli i taksave që paguhen në Malin e Zi, 22.3%, në Kanada është 21%, në Itali është 65.4%.

 

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb