Leicester ka bërë një merkato për t’u vlerësuar këtë verë ku ka shpenzuar në total 81.5 milionë euro.

40 milione ‘dhelprat’ i kanë shpenzuar vetëm në ditën e fundit, sot, pasi kanë transferuar dy mbrojtës. Caglar Soyuncu, i cili ka luajtur 15 ndeshje me kombëtaren turke, kushtoi 25 milionë euro dhe erdhi nga gjermanët e Freiburg. Ai firmosi një kontratë pesë-vjeçare me “dhelprat”.

Ndërkohë, përforcimi i dytë, i cili gjithashtu firmosi për pesë sezonet e ardhshme me Leicester, është kroati Filip Benkovic.

21-vjeçari kushtoi 15 milionë euro dhe bëhet blerja e shtatë për ekipin e Puel, pas Jonny Evans, James Maddison, Ricardo Pereira, Danny Ëard dhe Rachid Ghezzal.

Kujtojmë që Leicester 75.1 milonë euro i ka fituar vetëm nga largimi Mahrez që iu bashkua Manchester City-t.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: