Ka nisur me debat seanca e sotme plenare. Deputeti Kujtim Gjuzi kërkoi nga kryeparlamentari Ruçi të zbatojë rregulloren e Kuvendit, për të lejuar replikën me kryeministrin Rama. Gjuzi i kërkoi kryeparlamentarit të lejojë repplikën me deputetët, në përgjigje gjithashtu Ruci kërkoi nga deputeti i opozitës në parlament të zbatojë rregulloren e Kuvendit sa i takon kodit të veshjes.

Gjuzi: Nëse unë të them, z.kryetar kam një lloj konsiderate sepse ju kërkoni zbatimin e rregullores, Edhe kur ka qenë opozita e breg Lanës këtu edhe kur ka ardh opozita e re. Po s’mund të jem dakord me ju që s’na lini të bëjmë replikë. Tani cfarë duhet të them, mos duhet ndonjë mocion mosbesimi, dakord ne nuk i kemi të gjitha votat, por mos harro ke 28 mandate këtu dhe e mban vendin aty me dhunë. Prandaj herë tjetër duhet të na lejosh për replikë mos vendos sikurse deshe një herë t’i heqësh delet ballistit lopën në Memaliaj e s’të la, e kërkon ballkonin e lopëve në Roskoves. Kujdes, z.kryetar.

Ruçi: Ulu, kujdes z.Gjuzi edhe ti herë tjetër kur të flasësh në emër të rregullores duhet të zbatosh rregulloren, të flasësh me etikë, dhe të jesh i veshur sipas rregullores së kuvendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb