POGRADEC- Shërbimi për Çëshjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme ka arrestuar një oficer të Policisë Kufitare, për korrupsion pasiv. Burime zyrtare pohuan se Ardian Hoxha, 32 vjeç, me detyrë Përgjegjës turni, në pikën kuftare të Qafë-Thanës akuzohet se lejonte kalimin e shtetasve të ndryshëm, që nuk mund të udhëtonin në drejtim të Maqedonisë dhe zonës Shengen.

NJOFTIMI
SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, e hetonte me metoda speciale efektivin prej 3 muajsh.

I arrestuari është nënkomisari Ardian Hoxha, 32 vjeç, me detyrë Përgjegjës Turni, në PKKK Qafë Thanë. Kundrejt pagesave, dyshohet se Hoxha lejonte kalimin e shtetasve të ndryshëm, që nuk mund të udhëtonin në drejtim të Maqedonisë dhe zonës Shengen.

Hetimi po vijon për zbulimin e personave të tjerë të implikuar. SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie të konstatuar apo korrupsioni, ku janë të implikuar punonjës të Policisë, në numrin falas 0800 90 90 ose të shkruajnë në adresën [email protected].
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb