FIER– Dy inspektorë të Tatimeve në qytetin e Fierit janë vënë në pranga ditën e sotme nga forcat e Krimit Ekonomik pasi akuzohen për “shpërdorim detyre”. Shtetasit O.Kuka dhe G.Harunaj janë arrestuar në flagrancë, pasi sipas policisë së Fierit dyshohet se kanë lejuar ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të një pike karburanti.

Karburanti i cili ushtrojnë aktivitetin në mënyrë të paligjshme është në pronësi të shtetasit K.Grembi, ndërsa dy inspektorët e Tatimeve akuzohen se nuk e kanë ndaluar këtë aktivitet.

Sipas policisë së Fierit janë sekuestruar në cilësinë e provës 15.000 litra karburant, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb