ATHINE- Një 32-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Athinës, pasi akuzohet për plaçkitje të nxënësve të mitur pranë komplekseve të shkollave.

Sipas policisë greke 32-vjeçari akuzohet se ka kryer 8 grabitje, ndërsa ndaj tij rëndojnë edhe akuzat e 21 nxënësve që u morën në pyetje nga policia. Këta të fundit identifikuan shqiptarin si autor të vjedhjeve.

Mësohet se 32-vjeçar i kryente grabitjet në një zonë ku ka disa shkolla në Patisia dhe Kypseli. Teksa i kërcënonte me thikë, grabitësi u merrte fëmijëve telefonat celularë dhe shuma parash. Tashmë 32-vjeçari është në pritje të caktimit të masës së sigurisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: