“BalkanWeb” zbardh dëshminë e Afërdita Lazes, e cila mbeti dje e plagosur bashkë me burrin e saj, pasi persona të maskuar tentuan ta grabisnin në banesë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në Allias të Tiranës.
Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar dëshminë e gruas, e cila tashmë ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Gruaja, teksa ka rrëfyer momentet e tmerrit para oficerëve të policisë, kur persona të maskuar iu futën në banesë, ndërsa skena e dhunshme u zhvillua në sy të vajzës së saj 17-vjeçare.
“Ishim në dhome. Dëgjuam një zhurme dhe vajzën që bërtiti; “kush eshte aty?”. Doli Petriti (burri) të shihte kur u ndesh në korridor me 2 veta të maskuar. Dukeshin të rinj. Ata bërtisnin vetëm “lekët, lekët” dhe i drejtuan pistoletën. Petriti tentoi t’i nxjerrë jashtë nga shtëpia, ata e qëlluan. Kur u afrova dhe mua me qëlluan dhe ikën me vrap”, tha gruaja.
Siç është raportuar dhe më herët, si fillim u plagos i zoti i shtëpisë, Petrit Laze, i cili ka marrë plagë në bark dhe ndodhet më rëndë, ndërsa gruaja është plagosur në pjesën e poshtme të gjymtyrëve.(ed.me/BalkanWeb)